Britania e Madhe heq kufizimet për udhëtimet në veri të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Britania e Madhe heq kufizimet për udhëtimet në veri të Kosovës

Aktuale June 10, 2026 - 13:59

Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) ka përditësuar këshillat e saj për udhëtimet në Kosovë, duke hequr paralajmërimin që rekomandonte shmangien e udhëtimeve jo thelbësore në komunat veriore.

Sipas përditësimit të datës 10 qershor 2026, FCDO nuk këshillon më qytetarët britanikë që të shmangin udhëtimet, përveç rasteve esenciale, në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe në pjesën veriore të Mitrovicës, në veri të lumit Ibër, transmeton Zeri.info.

Në njoftim thuhet se është publikuar gjithashtu informacion i ri mbi situatën në veri të Kosovës, i reflektuar në seksionet “Paralajmërimet dhe sigurimet” dhe “Rreziqet rajonale”

“Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillimit (FCDO) nuk këshillon më shmangien e të gjitha udhëtimeve, përveç atyre thelbësore, në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër.

Përditësimi përfshin gjithashtu informacione të reja mbi veriun e Kosovës, të reflektuara në seksionet “Paralajmërimet dhe sigurimet” dhe “Rreziqet rajonale”, thuhet në njoftimin e ri.

Ky ndryshim vlerësohet si lehtësim i nivelit të paralajmërimit për udhëtime në këto zona. /Zëri