Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror
Aktuale
June 21, 2026 - 13:47
Pishina e Gërmisë ka hapur dyert për vizitorët këtë të diel, duke shënuar nisjen e sezonit veror për një nga destinacionet më të frekuentuara në kryeqytet.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Kryeqyteti” përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku janë publikuar edhe fotografi nga pishina.
“Dyert e Pishinës së Gërmisë janë hapur. Ju mirëpresim”, thuhet në njoftim.