Nëna “organizatore” e krimit në Prizren: Njëri do të vritet e tjetri nën dhe

Nëna “organizatore” e krimit në Prizren: Njëri do të vritet e tjetri nën dhe

Aktuale June 19, 2026 - 20:49

Mospajtimet brenda familjes çuan në një vrasje në Prizren para pak ditësh.

Aty, që shkak u bë një rrugë, mbeti i vdekur një person.

Dosja të cilën e ka siguruar Klan Kosova thotë se krimi ishte i planifikuar e paralajmëruar dhe atë nga nëna e të dyshuarit.

Ajshe Osmanaj, që po dyshohet për “shtytje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë”, dhe dy djemtë e saj për “vrasje”, janë në paraburgim me vendimin që e mori Gjykata Themelore në Prizren pas kërkesës që e bëri prokuroria.