A kanë komunitetet propozim për president? Flet Emilija Rexhepi
Foto: Laura Hasani

A kanë komunitetet propozim për president? Flet Emilija Rexhepi

Aktuale June 27, 2026 - 18:49

Emilja Rexhepi, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka), ka deklaruar në “Info Magazinë” në Klan Kosova se përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë do të jenë konstruktivë në procesin e formimit të institucioneve dhe se prioritet mbetet konstituimi sa më i shpejtë i tyre.

Ajo tha se renditja e konstituimit të institucioneve ka qenë e njëjtë që nga viti 2009.Sipas saj, pavarësisht se nga cila parti politike vjen kandidati për president ajo do ta mbështesë formimin e institucioneve.