Kryediplomati kroat: Kroacia vazhdon mbështetjen ndaj Kosovës

Kryediplomati kroat: Kroacia vazhdon mbështetjen ndaj Kosovës

Aktuale June 27, 2026 - 18:58

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grlië Radman, në Dubrovnik ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.

Pas takimit, Grlië Radman bëri të ditur se kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj rrugës evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimin e reformave.

Sipas tij, në takim u trajtuan edhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale. “Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, ka theksuar Grlië Radman.

"Me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimin e reformave, si dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore", ka shkruar ai në rrjetin social X.