Kurti pret në takim delegacionin e iniciativës America250
Aktuale
July 02, 2026 - 17:31
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit një delegacion të iniciativës America250, një projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi i SHBA-së.
Ai njoftoi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, se ky takim shërbeu për bisedime rreth progresit të Kosovës dhe mënyrat e bashkëpunimit me SHBA, në fusha të ndryshme.