Batllavës dhe Badocit u nevojitet ende ujë për t’u mbushur plotësisht
Aktuale
July 08, 2026 - 11:30
Gjendja aktuale e rezervuarëve të ujit në Kosovë tregon se liqeneve të Batllavës dhe Badocit u nevojitet ende një rritje e nivelit të ujit për të arritur kapacitetin maksimal të mbushjes.
Sipas të dhënave të kompanisë rajonale ujësjellësi “Prishtina”, liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra ujë për të arritur nivelin maksimal, ndërsa liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 metra.
KRU “Prishtina” ka bërë thirrje për kujdes në përdorimin e ujit dhe për mbrojtjen e burimeve ujore, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të rezervave të ujit.