Kurti pas takimit me Hamzën: Aktualisht nuk kemi ndonjë rezultat konkret
Foto: Laura Hasani

Kurti pas takimit me Hamzën: Aktualisht nuk kemi ndonjë rezultat konkret

Aktuale July 10, 2026 - 10:56

Kryetari i LVV-së Albin Kurti ka folur pas takimit që ka pasur me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën.

Kurti tha pas takimit se nuk është arritur ndonjë rezultat konkret nga ky takim, por që kishte atmosferë konstruktive, transmeton Zeri.info.

“Unë e falënderoj kryetarin e PDK-së Hamza për këtë takim, që ishte takim i parë dhe konstrukti që kaloi në atmosferë të vullnetit të interesimit për t’i dhënë institucione të reja Republikës së Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit”.

“Aktualisht nuk kemi ndonjë rezultat konkret që kemi arritur, që do të mund ta ndaja me publikun”, ka thënë Kurti pas takimit. /Zëri