Rama prezanton projektin që lehtëson ngarkesën në hyrje të Prishtinës
Aktuale
July 10, 2026 - 12:10
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është finalizuar projekti i penetrimit të Veternikut, një investim që synon të përmirësojë qarkullimin dhe të zvogëlojë ngarkesën në hyrje të kryeqytetit.
Sipas Ramës, projekti krijon një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve.
“Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar. Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada”, ka shkruar Rama./Zëri