Kurti: Zgjedhja e presidentit kërkon konsensus, do të niseshim nga një figurë jopartiake
Aktuale
July 10, 2026 - 11:47
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se s’është përgjegjësi vetëm e Vetëvendosjes zgjedhja e presidentit të vendit.
“Nëse unë si fitues i zgjedhjeve, si kryetar i Vetëvendosjes, kam përgjegjësinë për formimin e Qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese. Zgjedhja e presidentit është menduar që të ndodhë me një bashkëpunim me të tjerët. Andaj edhe ne pikënisje do ta kishim një figurë konsensuale. Pra, dikush që s’është i asnjë partie politike, dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale”.
Ai tha se këtë profil të presidentit e kërkon Kushtetua.
Kurti ngjashëm deklaronte edhe para zgjedhjeve kur kishte propozuar Feride Rushitin për presidente.