Sot, temperaturat deri në 27 gradë
Foto: Laura Hasani

Sot, temperaturat deri në 27 gradë

Aktuale July 13, 2026 - 07:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave.

Sipas IHMK-së, në fillim të javës temperaturat do të jenë pranë mesatareve klimatike për këtë periudhë, ndërsa nga mesi i javës pritet rritje graduale e temperaturave, duke sjellë mot më të ngrohtë.

Nga dita e mërkurë deri të enjten parashihen kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu, shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkime rrufesh. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa gjatë zhvillimit të proceseve konvektive mund të ketë përforcime të përkohshme, shkruan Zeri.info.

IHMK-ja ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë në 24 e 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image