Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani

Aktuale July 13, 2026 - 09:48

Major Bujar Ferizi ka diplomuar me sukses në programin prestigjioz Lehrgang Generalstabs-Admiralstabs International (LGAI) në Akademinë e Lidershipit të Bundeswehr-it në Hamburg, Gjermani.

Sipas njoftimit të FSK-së, programi i LGAI zgjat 17 muaj, duke përfshirë pesë muaj trajnim intensiv të gjuhës gjermane në Bundessprachenamt në Hurth, si përgatitje për vijimin e studimeve, dhe më pas 12 muaj studime në Kolegj, të fokusuara në planifikimin strategjik, lidershipin ushtarak, bashkëpunimin shumëkombësh dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Në këtë gjeneratë morën pjesë 74 oficerë nga 36 shtete të ndryshme të botës, Majori Bujar Ferizi përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuuar në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.