KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë

Aktuale July 13, 2026 - 13:14

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Trudë janë evidentuar lidhje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, si dhe raste të konsumatorëve me borxhe të papaguara.

Sipas njoftimit në Facebook, për të gjitha rastet e konstatuara janë ndërmarrë masa, duke përfshirë shkyçjen nga rrjeti i furnizimit me ujë.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se lëndët do t’i përcillen Prokurorisë për procedim të mëtejmë.