IKSHPK: 11 raste të reja me fruth, gjithsej 63 në Kosovë

IKSHPK: 11 raste të reja me fruth, gjithsej 63 në Kosovë

Aktuale July 13, 2026 - 19:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 13 korrik 2026 janë konfirmuar gjithsej 63 raste me fruth në Kosovë, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar 11 raste të reja.

Sipas IKShPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 19 raste, pasuar nga Ferizaj me 12, Fushë Kosova me 9 dhe Kaçaniku me 8 raste.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast të simptomave të fruthit të paraqiten në institucionet shëndetësore, ndërsa prindërit dhe kujdestarët të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë imunizimin sipas kalendarit të rregullt, duke theksuar se vaksinimi mbetet masa më efektive për parandalimin e sëmundjes.