Mes vilave ilegale që po rrënohen në Ujman, edhe ajo e vëllait të nënkryetarit të Listës Serbe
Foto: REL

Mes vilave ilegale që po rrënohen në Ujman, edhe ajo e vëllait të nënkryetarit të Listës Serbe

Aktuale July 21, 2026 - 14:00

Një nga 11 vilat ilegale përreth Ujmanit, të cilat pritet të rrënohen pasi janë nderuar në pronën e Ibër-Lepencit, është e Sergej Zaporozhacit, vëllait të nënkryetarit të Listës Serbe, Ivan Zaporozhac.

Ivan Zaporozhac është kryesues i Asamblesë së Mitrovicës se Veriut dhe nënkryetar i Listës Serbe.

Më kërkesë të Ibër-Lepncit, inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur aksionin për rrënimin e vilave të ndërtuara pa leje përreth Ujmanit, raporton T7.