Lirohet për qarkullim rruga tek ura e Dollcit
Aktuale
July 21, 2026 - 15:54
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se rruga tek ura e Dollcit, ku kishte bajpas dhe ngarkesë të shtuar në trafik për shkak të punimeve të minimit, tashmë është liruar për qarkullim.
Ndërkohë sipas njoftimit, punimet në segmentet e tjera të aksit rrugor Kijevë – Zahaq po vazhdojnë me intensitet të lartë, në kuadër të realizimit të projektit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.