Sot, mot me shi e shkarkime rrufesh
Aktuale
July 24, 2026 - 07:56
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në disa zona parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 gradë Celsius deri në 13, ndërkaq ato maksimale nga 19 deri në 24 gradë.
Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, e lehtë deri mesatare (2–8 m/s).