Gjendje e qetë në kufi, pritje deri në pesë minuta për të hyrë në Kosovë
Aktuale
July 24, 2026 - 08:53
Tashmë në pikat kufitare me Kosovë është shtuar numri i udhëtarëve që po hyjnë drejt Kosovës.
Mirëpo pritjet për të hyrë dhe dalë nga Kosova në shumicën e pikave kufitare nuk janë të gjata.
Sipas statistikave nga Qendra për Kontrollin Kufitar, pritjet për të hyrë dhe dalë nga Kosova zgjasin nga tre deri në pesë minuta.
