KGJK-ja sot shqyrton tërheqjet e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë
Aktuale
July 24, 2026 - 08:06
Sot mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku njëra ndër pikat do të jetë edhe shqyrtimi i kërkesës së u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës dhe i njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.
U.d. e presidentes Albulena Haxhiu, përmes një letre të dërguar më 19 qershor 2026 te kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, kishte kërkuar që Këshilli t’i japë epilog çështjes së dorëheqjeve të ofruara nga gjyqtarët dhe stafi mbështetës i komunitetit serb brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.
Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet edhe zgjedhja e zëvendëskryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.