Mbindërtimi pa leje rrënohet në Dardani, Rama: Ligji vlen për të gjithë
Aktuale
July 24, 2026 - 18:31
Një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania të Prishtinës është rrënuar.
Me këtë rast, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka theksuar se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë.
Rama njoftoi për aksionin e rrënimit, duke e cilësuar atë si pjesë të përkushtimit të institucioneve për mbrojtjen e rendit urban dhe interesit publik.
“Rrënohet mbindërtimi pa leje në Dardani. Ligji vlen për të gjithë”, ka shkruar Rama.
Ai njëherësh ka falënderuar qytetarët që raportojnë raste të parregullsive, duke vlerësuar se angazhimi i tyre ndihmon në ruajtjen e rendit urban në Kryeqytet.“Faleminderit qytetarëve aktivë që vazhdojnë të raportojnë parregullsitë në Kryeqytet. Bashkë po mbrojmë rendin urban dhe interesin publik”, është shprehur Rama.