Moti për ditën e sotme
Aktuale
August 01, 2026 - 08:03
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 gradë Celsius dhe 16°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 31 deri në 36.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit gjatë intervalit kohor 10:00–17:00, përdorimi i mjeteve mbrojtëse dhe konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.