Dy motoristë humbin në zonën e Jezercës, nis aksioni i kërkimit
Aktuale
August 01, 2026 - 22:03
Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka nisur një aksion kërkimi dhe orientimi për dy motoristë që janë raportuar të humbur në zonën e Jezercës.
Sipas njoftimit të shoqatës, ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po zhvillojnë operacione intensive për lokalizimin e tyre.
“Shpresojmë që shumë shpejt motoristët të gjenden dhe të kthehen të sigurt”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e humbjes së tyre apo identitetin e motoristëve. /Zëri