Mërgimtarët mirëpresin Kurtin në sheshin “Skënderbeu”
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar mërgimtarët në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të cilët kanë ardhur nga diaspora për të kaluar pushimet në vendlindje.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Kurti ka falënderuar mërgimtarët për mbështetjen e vazhdueshme që, sipas tij, i kanë dhënë institucioneve të Kosovës.
“Ju mbështetni qeverinë sepse nuk do t’ju zhgënjejmë. Kudo që ndodheni, jemi një ambasador i vogël i Kosovës. Duke qenë të vegjël, do ta bëjmë një ambasadë të madhe”, ka thënë Kurti.
Ai ka shprehur mirënjohje për kontributin e diasporës, duke theksuar rëndësinë e lidhjes së saj me Kosovën.
“Jemi pafundësisht falënderues për këtë mbështetje që e jepni”, ka deklaruar Kurti para të pranishmëve. /arbresh.info