Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 36 gradë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 36 gradë

Aktuale August 03, 2026 - 07:57

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° C dhe 16° C, ndërsa maksimalet nga 31° C deri në 36° C.

Po ashtu do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

“Rajoni ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë temperatura paksa më të larta, të cilat janë normale për këtë periudhë të verës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Zëri

Image