MASHTI: Edhe pesë ditë afati për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore, mbi 144 mijë aplikime të pranuara
Foto: Laura Hasani

MASHTI: Edhe pesë ditë afati për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore, mbi 144 mijë aplikime të pranuara

Aktuale August 05, 2026 - 17:34

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se deri më tani janë pranuar 144,493 aplikime për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1-9, përmes platformës e-Kosova.

Sipas ministrisë, procesi i aplikimit do të mbetet i hapur deri më 9 gusht, ndërsa u është bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar ta bëjnë këtë brenda afatit të mbetur.

MAShTI ka kërkuar që, para aplikimit, qytetarët të sigurohen se xhirollogaria bankare është aktive dhe e saktë, si dhe që të dhënat e tyre në platformën e-Kosova janë të përditësuara.

Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-Kosova, ndërsa të gjitha kërkesat do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.