Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutuan për situatën e sigurisë
Foto: ZKM

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutuan për situatën e sigurisë

Aktuale August 05, 2026 - 17:54

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Sipas njoftimit,  takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme dhe koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s.

“Gjatë tij u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

Kurti e vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm me KFOR-in dhe theksoi gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

Tutje theksohet se kryeministri  në detyrë e falënderoi komandantin Ulutash për kontributin dhe për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e vendit.