Gola i VV-së: Me LDK-në i kemi votat në tetik, janë 80-të por s’kemi siguri, të jemi të sinqertë
Foto: Laura Hasani

Gola i VV-së: Me LDK-në i kemi votat në tetik, janë 80-të por s’kemi siguri, të jemi të sinqertë

Aktuale August 05, 2026 - 18:36

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola, ka thënë se me Lidhjen Demokratike të Kosovës, 80 votëshi që kërkohet për presidentin s’është i sigurt.

Në një intervistë për T7, Gola ka thënë se “duhen pak më shumë vota”.

“Mund të jenë të rralla rastet kur mund të jenë votat kështu me tetik, dhe s’ka siguri. Janë 80 vota. S’është e rastësishme që Kurti e përmendi që duhen më shumë vota për siguri”, ka thënë ai.