Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti - Abdixhiku

Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti - Abdixhiku

Aktuale August 07, 2026 - 15:28

Ka përfunduar pa marrëveshje edhe takimi i sotëm mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.

Përfundimin e takimit pa marrëveshje e ka konfirmuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se janë larg marrëveshjes me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, transmeton Zeri.info.

“Nuk kam lajme të reja, por jemi shumë, shumë largë marrëveshjes”, ka thënë Abdixhiku para mediave. /Zëri