Gjini pas incidentit me vezë: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin
Foto: Laura Hasani

Gjini pas incidentit me vezë: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin

Aktuale August 08, 2026 - 15:11

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas incidentit në Kuvend, ku deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Gjini ka dalë në mbështetje të deputetes Kadrijaj, duke theksuar kontributin e saj ndaj vendit.

“Timja kurrë nuk ka munguar për vendin”, ka shkruar Gjini.