“The Week”: Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira turistike

“The Week”: Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira turistike

Aktuale August 08, 2026 - 16:19

Shqipëria renditet në krye të shtatë vendeve të përzgjedhura si destinacione turistike ku turistët mund të përfitojnë më shumë, falë kostove të përballueshme për akomodimin, ushqimin dhe aktivitetet turistike, sipas medias amerikane “The Week”.

Vija bregdetare shqiptare cilësohet si një nga pikat kryesore të vendit, ndërsa Saranda, Vlora dhe Himara veçohen për peizazhet e tyre të bukura bregdetare.

Për adhuruesit e natyrës dhe ecjeve malore, Alpet Shqiptare ofrojnë disa shtigje, përfshirë itinerarin e njohur drejt Syrit të Kaltër, ndërsa Tirana përshkruhet si një kryeqytet dinamik, me një gamë të gjerë aktivitetesh dhe mundësish argëtimi.

Në listë janë përfshirë Shqipëria, Republika Dominikane, Estonia, Kenia, Malajzia, Polonia dhe Vietnami, si destinacione ku turistët mund të shijojnë pushime cilësore me një buxhet më të përballueshëm.

Një tjetër pikë e veçantë e Shqipërisë është Bunk’Art, bunkeri i Luftës së Ftohtë i transformuar në muze të artit bashkëkohor, i cili ofron një pasqyrë të historisë moderne të vendit. /atsh