41 të burgosur certifikohen në profesione të ndryshme në Qendrën Korrektuese në Dubravë

41 të burgosur certifikohen në profesione të ndryshme në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Aktuale August 12, 2026 - 16:09

Dyzet e një përfitues janë certifikuar pas përfundimit të Programit të Aftësimit Profesional në fusha të ndryshme në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Në ceremoninë e certifikimit mori pjesë edhe zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, Genc Nimoni, i cili vlerësoi punën e bërë për aftësimin profesional të përfituesve, raporton Zeri.info.

"Ata janë trajnuar në profesione të ndryshme, përfshirë metalpunues, zdrukthëtarë, hidroinstalues, ndërtimtarë dhe asistentë administrativë|, tha Nimoni..

Sipas tij,  programe të tilla kontribuojnë në aftësimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri.

“Ne, si Ministri kemi prioritizuar zhvillimin e Programeve të Aftësimit Profesional dhe një nga rezultatet e këtyre prioriteteve janë edhe certifikimet e sotme, të cilat krijojnë mundësi për aftësim, rehabilitim dhe riintegrim”, tha Nimoni.

Ai uroi që këto programe të vazhdojnë të zgjerohen, në mënyrë që përfituesit, pas përfundimit të kufizimeve që kanë aktualisht, t’i shfrytëzojnë aftësitë e fituara edhe jashtë institucionit korrektues.

Zëvendësministri i uroi të gjithë 41 përfituesit për certifikimin dhe suksesin e tyre. /Zëri

Image
Image