Paralajmërim për banorët e Miradisë së Ulët: Mos e përdorni ujin për pije dhe ushqim
Aktuale
August 13, 2026 - 15:21
Banorët e fshatit Miradi e Ulët janë njoftuar që të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit, pas përkeqësimit të cilësisë së ujit të vërejtur gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit.
Sipas njoftimit, masa do të jetë në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike nga KRU “Prishtina” dhe konfirmimin e sigurisë së ujit për konsum.
“Lusim të gjithë banorët që, deri në njoftimin e radhës, të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit”, thuhet në njoftim.
Banorët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri lidhur me cilësinë dhe sigurinë e ujit. /Zëri