Gushti i zjarreve, çfarë po ndodh në disa zona të Shqipërisë?

Gushti i zjarreve, çfarë po ndodh në disa zona të Shqipërisë?

Aktuale August 15, 2026 - 08:47

Kruja, episodi më dramatik: Flakët në Malin e Krujës iu afruan banesave, duke detyruar evakuimin e dy lagjeve.

Qindra forca, ushtria dhe helikopterët u angazhuan për izolimin e zjarrit.

Banesat u shpëtuan, por u dogjën sipërfaqe të mëdha pyjore. Për zjarrin u arrestua një 73-vjeçar, i dyshuar se e kishte ndezur gjatë djegies së barit.

Pas Krujës, situata u rëndua në Lurë, Dajt, Priskë të Madhe, Patos, Përmet dhe zona të tjera.

Në disa raste u përdorën helikopterë dhe avionë Air Tractor, ndërsa në Lurë operacioni u përqendrua edhe pranë banesave për të shmangur rrezikun për komunitetin.

Më 11 gusht, Arben Cara dha dorëheqjen nga drejtimi i Shërbimit Zjarrfikës, shkruan tvklan.

Kosova i ofron ndihmë Shqipërisë: Në kulmin e situatës, Kosova shprehu gatishmërinë për të vënë në dispozicion kapacitetet e saj për përballimin e zjarreve në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Zjarret kanë shoqëruar Shqipërinë gjatë gjithë gushtit, me situata të përsëritura veçanërisht në Krujë, Lurë dhe zonat periferike të Tiranës.

Bilanci i fundit i Ministrisë së Mbrojtjes flet për 13 vatra zjarri, 10 prej tyre aktive.

Në Lurë situata mbetet më e vështirë, ndërsa në Krujë vijon ndërhyrja për shuarjen e plotë të vatrave.

Forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri po vijojnë për të mbajtur nën kontroll flakët.