Rreth një mijë shërbime emergjente gjatë fundjavës në Qendrën Emergjente të QKUK-së
Foto: Laura Hasani

Rreth një mijë shërbime emergjente gjatë fundjavës në Qendrën Emergjente të QKUK-së

Aktuale August 17, 2026 - 09:15

Gjatë fundjavës në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 967 shërbime emergjente.

Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar:

291 pacientë në Reanimim;

224 pacientë në Emergjencën Internistike;

179 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;

208 pacientë në Emergjencën Ortopedike;

62 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

Ndërsa sa i përket lëndimeve, gjatë fundjavës është regjistruar një rast i lëndimit nga arma e zjarrit, tri raste nga armët e ftohta, pesë raste të intoksikimeve (helmime), 10 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 72 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

“Po ashtu, në fundjavën e fundit janë realizuar 86 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes (exitus)”, thuhet në njoftim. /Zëri