Sveçla thotë se kapja e armatimit dhe gjetja e varrezave masive në Zubin Potok, lidhet me “shtrirjen e sovranitetit”
Aktuale
August 20, 2026 - 21:09
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar për zbulimin e disa varrezave massive në Zubin Potok dhe sekuestrimin e një sasie armatimi.
Ai ka thënë se këto kanë ardhur si rezultat i hetimeve intensive të cilavae ju ka paraprirë shtrirja e sovranitetit në veri.
“Sekuestrimi i këtij armatimi ashtu si edhe zbulimi i 3 varrezave masive, ka ardhur si rezultat i një hetimi intensiv të institucioneve tona të cilave u ka paraprirë shtrirja e sovranitetit të shtetit edhe në veriun e vendit tonë, sundimi i rendit e ligjit, bashkëpunimi ndërinstitucional si dhe ai qytetar – institucione të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.