Fabrika e Municioneve, Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e stafit
Aktuale
August 25, 2026 - 16:03
Ministria e Mbrojtjes, ka hapur konkursin për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës për Kompleksin e Prodhimit të Municioneve në Jahoc të Gjakovës.
Kjo minstri njofton se konkursi përfshin pozita në inxhinieri, teknikë, prodhim, mirëmbajtje, kontroll të cilësisë, siguri dhe logjistikë.
“Aplikantët e përzgjedhur, para se të angazhohen në detyrë, do të ndjekin trajnimet e nevojshme profesionale. Hapja e këtij konkursi shënon një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore për industrinë e mbrojtjes”, thotë ministria e Mbrojtjes në një njoftim për media.
Konkursi sipas njoftimit është i hapur nga 24 deri më 30 gusht.