Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
Aktuale
August 25, 2026 - 21:43
Partia Aleanca ka njoftuar se të mërkurën do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në lidhje me vendimet, siç i quan kjo parti, antikushtetuese të Qeverisë në detyrë.
“Ju njoftojmë se nesër, në ora 09:30, Aleanca do të dorëzojë kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale në Prishtinë, lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë”, ka njoftuar Aleanca.
Pas dorëzimit të kallëzimit penal, Aleanca tha se do të ketë deklarim për media.
Kjo parti nuk ka treguar se për cilat vendime bëhet fjale.