Konfirmohet takimi Kurti–Abdixhiku, nis në orën 18:00
Aktuale
August 26, 2026 - 17:28
"Zëri" merr vesh se nga ora 18:00 pritet të nisë takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Siç ka mësuar Zëri, në takim dy liderët do të vinë me emra konkret për president të vendit.
Deri më tani, Abdixhiku ndodhet brenda selisë së LDK-së, ndërsa pritet që takimi të zhvillohet në Kuvend.
Gjatë ditës së martë është thënë se ekzistojnë emra për kandidat për president, mirëpo pritet që ky takim të vendosë nëse do të ketë një emër që do të propozohet publikisht.