Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë, në grevë nga 1 shtatori
Aktuale
August 31, 2026 - 13:25
Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës do të hyjnë në grevë nga 1 shtatori, për shkak të mosrealizimit të pagave të mbetura për një pjesë të muajit korrik.
Njoftimi është bërë nga kreu i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili thotë se, pavarësisht njoftimeve dhe kërkesave të vazhdueshme, deri tani nuk është gjetur zgjidhje për këtë çështje.
Sipas njoftimit, greva do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje dhe zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve.
FSPTSPK-ja ka deklaruar se mbetet e hapur për dialog dhe për një zgjidhje të shpejtë të situatës.
