Osmani për Sejdiun: Profesionist i dëshmuar, njeri me integritet dhe figurë që e njeh nga afër shtetin
Foto: Laura Hasani

Osmani për Sejdiun: Profesionist i dëshmuar, njeri me integritet dhe figurë që e njeh nga afër shtetin

Aktuale August 31, 2026 - 14:19

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit të Republikës.

Osmani ka bërë të ditur publikisht mbështetjen e saj për kandidaturën e Bekim Sejdiut, duke e cilësuar atë si një figurë që përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin e nevojshëm për këtë përgjegjësi.

“Sot, Kosova ka një emër për Presidentin e Republikës që përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin që kërkon një përgjegjësi e tillë. Prof. dr. Bekim Sejdiu”, ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ajo ka vlerësuar përvojën dhe integritetin e Sejdiut, duke theksuar se e njeh atë prej 25 vjetësh dhe se kanë bashkëpunuar edhe gjatë mandatit të saj si presidente e Kosovës.