Kurti dhe Abdixhiku në takim

Kurti dhe Abdixhiku në takim

Aktuale September 02, 2026 - 16:21

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku janë takuar edhe sot.

Siç ka mësuar Zëri, dy liderët kanë nisur takimin në orën 16:00, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për president.

Kurti në një deklarim gjatë ditës paralajmëroi se do të zhvillojë edhe takime tjera me Abdixhikun dhe se marrëveshja me LDK-në për presidentin është valide.

“Do të zhvillojë edhe takime dhe mbledhje. Për neve marrëveshja politike është valide”, tha Kurti.

Kujtojmë se takimi vjen, pasi fillimisht ditë më parë dy partitë LVV dhe LDK u morën vesh për emrin e presidentit, ndërsa dje 6 nga deptuetët e LDK-së, dolën kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president./Zëri