Kamberi: “Bota serbe” po materializohet në sytë e BE-së dhe mbarë botës
Foto: Laura Hasani

Kamberi: “Bota serbe” po materializohet në sytë e BE-së dhe mbarë botës

Aktuale September 08, 2026 - 10:58

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të kriminelit të dënuar për gjenocid, Ratko Mlladiq, në Beograd.

Kamberi ka thënë se pamjet nga varrimi i Mlladiqit janë dëshmi se, sipas tij, ideja e “Botës serbe” po materializohet në Ballkan.

“Një fantazmë e re po sillet mbi Ballkanin, fantazma e “Botës serbe”.

Pamjet e varrimit të kriminelit të dënuar për gjenocid, Ratko Mladiq, janë dëshmia se kjo fantazmë po materializohet në sytë e BE-së dhe mbarë botës.

Kur shteti, kisha dhe elita politike në Beograd bashkohen për t'i dhënë nderime ushtarake të dënuarit për gjenocid mesazhi i dërguar nuk është thjesht një nostalgji e shëmtuar, por një kërcënim i hapur për të ardhmen e Ballkanit Perëndimorë”, ka shkruar Kamberi.

Reagimi i Kamberit vjen pas ceremonisë së varrimit të Mlladiqit në Beograd, e cila ka nxitur reagime edhe nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.