Nënshkruhet granti prej 1.65 milion eurosh për banimin social në Istog, do të përfitojnë 60 familje

Nënshkruhet granti prej 1.65 milion eurosh për banimin social në Istog, do të përfitojnë 60 familje

Aktuale September 08, 2026 - 11:56

Komuna e Istogut ka reaguar pas nënshkrimit të grantit në vlerë prej një milion e 650 mijë eurosh, në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat, së bashku me ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në postimin e Komunës, thuhet se, përmes këtij investimi, do të mundësohet renovimi i 55 shtëpive dhe rindërtimi i pesë shtëpive, duke përfshirë gjithsej 60 familje përfituese.

Postimi i plotë:

Istogu përfiton 1.65 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për Projektin e Banimit Social Adekuat

Komuna e Istogut ka përfituar grant në vlerë prej 1 milion e 650 mijë eurosh nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat.

Marrëveshja e Grantit u nënshkrua dje nga Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, në kuadër të këtij projekti që synon përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë.

Përmes këtij investimi do të mundësohet renovimi i 55 shtëpive dhe rindërtimi i 5 shtëpive, duke përfshirë gjithsej 60 familje përfituese.

Ky projekt përbën një investim të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në krijimin e një banimi më të sigurt dhe më dinjitoz për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

Komuna e Istogut mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.