Miftaraj: Afati gjashtëmujor për ushtrimin e detyrës së presidentit nuk rinis me ndërrimin e personit
Aktuale
September 09, 2026 - 13:19
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, thotë se Kushtetuta e Kosovës e lidh kufizimin gjashtëmujor me ushtrimin e detyrës së presidentit dhe jo me personin që e mban këtë post.
Sipas tij, për këtë arsye, ndërrimi i personit që ushtron detyrën e presidentit, ose rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk mund të shkaktojë fillimin e një afati të ri gjashtëmujor.
“Një interpretim i tillë do të mundësonte që, përmes ndryshimit të personit, gjendja e ushtrimit të detyrës së presidentit të vazhdonte përtej kufirit prej gjashtë muajsh të përcaktuar shprehimisht me Kushtetutë”, ka deklaruar Miftaraj.