Gjashtë raste me fruth brenda një jave në Kosovë, numri shkon në 164

Gjashtë raste me fruth brenda një jave në Kosovë, numri shkon në 164

Aktuale September 14, 2026 - 15:47

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së fundit në Kosovë janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me fruth.

Sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm ka shkuar në 164 raste.

Ky institut ka përsëritur thirrjen se vaksinimi është mbrojtja më e mirë.

“Të dhënat tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi. Kjo tregon qartë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.”, thuhet në njoftim.

Ky institute ka njoftuar edhe për mënyrën dhe llojet e vaksinimit.

“IKShPK njofton qytetarët se krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit të vaksinimit, është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar (catch-up), duke u mundësuar vaksinimin e fëmijëve që për arsye të ndryshme kanë shtyrë vaksinimin. Gjatë këtij viti, mbi 2,794 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit catch-up, duke dëshmuar angazhimin e prindërve për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve të tyre.”, thuhet tutje.

IKShPK vlerëson pozitivisht angazhimin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e vaksinimit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.

“Çdo fëmijë i vaksinuar është një fëmijë më shumë i mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes së përhapjes së sëmundjes.”, ka thënë IKPSHPK-ja.