Shtuni: Vendimi i sotëm në Hagë s’do ta mbyllë çështjen, themelimi i Speciales nga ana e Kosovës standard i pashoq ligjor e moral

Shtuni: Vendimi i sotëm në Hagë s’do ta mbyllë çështjen, themelimi i Speciales nga ana e Kosovës standard i pashoq ligjor e moral

Aktuale September 16, 2026 - 08:46

Kosova nuk po gjen "qetësi politike" tash e dy vjet. Shteti më i ri i rajonit po përballet me një krizë të gjatë e të thellë politike, e sot gjendet përballë një prej ditëve më të rëndësishme në historinë e saj, përderisa pret vendimin e Speciales ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.

Diskutimet e çështjes së parë kanë bërë që shumë njerëz të vlerësojnë se Kosova po humbet përkrahjen e aleatëve perëndimorë dhe se rrezikon të shndërrohet në vend ‘’të dështuar’’, ndërsa ato të çështjes së dytë që lidhen me Hagën, kanë bërë të krijohet panik për atë se çfarë e pret vendin pas vendimit të sotëm, cilido qoftë ai.

Lidhur me këto çështje, Gazeta Express ka marrë disa komente nga Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri që vepron në Uashington.

Ky i fundit, i pyetur fillimisht për atë se çfarë pritet të pasojë pas zhvillimeve të ditës së sotme në Hagë, vlerësoi se, vendimi i shkallës së parë s’do ta mbyllë çështjen, madje, shtoi ai, vendimi ‘’ka shumë gjasa të thellojë polarizimin shoqëror sesa të prodhojë një perspektivë të përbashkët apo pajtim ndër etnik’’.

I njëjti, dha komentet e tij edhe për atë se si mund të jetë ‘pasqyra’ e Kosovës pas vendimit të sotëm, duke i dhënë merita kësaj të fundit për formimin e Speciales, e duke e cilësuar si një ‘’standard të pashoq ligjor e moral’’ në Ballkanin Perëndimor.

Shtuni po ashtu foli edhe për ngërçin politik, duke thënë se, zgjedhjet e shpeshta parlamentare janë ‘’tregues se politikisht Kosova ka mbetur pa busull’’, duke theksuar edhe se, ‘’herët a vonë lidershipi politik në Kosovë do të duhet ta kuptojë se kostoja e vazhdimit të ngërçit e tejkalon koston e kompromisit’’.

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.