Abdixhiku bën thirrje për unitet, pas dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku bën thirrje për unitet, pas dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale September 16, 2026 - 13:38

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimeve ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet, sipas tij, pjesa më krenare e historisë moderne të popullit të Kosovës.

“Djemtë e vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbrojtën pragun e shtëpisë. UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë; dje, sot e përjetësisht”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë atë që e cilëson si të vërtetën historike të luftës në Kosovë.

Sipas tij, përballë këtyre zhvillimeve, populli i Kosovës luftoi për mbijetesë dhe liri.

Në reagimin e tij, kreu i LDK-së ka bërë edhe thirrje për unitet politik dhe qytetar në këtë periudhë.

"U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe të qëndrojmë bashkë për ta përballuar këtë periudhë të vështirë për Kosovën. Liria jonë ka kushtuar shumë. Shteti ynë është përgjegjësi e të gjithëve. Ta ruajmë Kosovën, unitetin qytetar dhe miqësitë që i qëndruan pranë në rrugën drejt lirisë e pavarësisë", shkroi Abdixhiku.