Grenelli reagon ashpër ndaj Kosit, pasi tha se Specialja është e pavarur dhe kërkoi respektimin e vendimit
Foto: Laura Hasani

Grenelli reagon ashpër ndaj Kosit, pasi tha se Specialja është e pavarur dhe kërkoi respektimin e vendimit

Aktuale September 16, 2026 - 17:20

Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Komisioneres së BE-së, Marta Kos, e cila tha se Gjykata e Hagës është e pavarur dhe kërkoi respektimin e vendimit të saj, me arsyetimin se të dënuarit mund të apelojnë.

Grenelli ka thënë se është e turpshme të mbahet dikush në burg për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë.

“Jo. Të mbash dikë në burg për 6 vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj – dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave. Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë”, ka shkruar ai.