Jashari: Duhet të gjendet forma për ta zhbërë Gjykatën Speciale
Foto: Laura Hasani

Jashari: Duhet të gjendet forma për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Aktuale September 16, 2026 - 17:32

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka thënë se duhet të gjendet forma për ta zhbërë Gjykatën Speciale, për t’u dalë në ballë çlirimtarëve.

“Ata që kanë dashur të bëjnë gjithçka për vendin e vet. Kështu që po shpresoj se secili ka me tregu maturi dhe qetësi për shkak se kjo duhet të na bashkojë të gjithëve”, tha Jashari.

Ajo po ashtu iu bëri thirrje protestuesve për qetësi.

Deputetja e Partisë Demokratike theksoi se askush nuk e ka për qëllim t’i lëndojë policët.

“Një asnjë mënyrë që mos t’i lëndojmë policinë tanë dhe njerëzit tanë “ deklaroi Jashari

Një numër i madh i protestuesve ia kanë mësyer Qeverisë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.