“Marre, marre – vendim e gjykatë puro politik”, Kadrijaj pas vendimit të Speciales: asgjë në këtë dynja nuk e zbeh luftën e shenjt të UÇK-së
Foto: Laura Hasani

“Marre, marre – vendim e gjykatë puro politik”, Kadrijaj pas vendimit të Speciales: asgjë në këtë dynja nuk e zbeh luftën e shenjt të UÇK-së

Aktuale September 16, 2026 - 19:39

Deputetja e Aleancës, dhe ish-ushtarja e UÇK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se është vendim i turpshëm ajo çfarë ka ndodhur sot në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një prononcim për “Zërin”, Kadrijaj, ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë.

“Vendimi ka qenë i tmerrshëm, i papritur. Unë e konsideroj që ky është një gjykim politik, puro politik, gjykatë politike. Po do me e barazu kriminelin me çlirimtarët, bile-bile me i tejkalu ato masa me vlerën e numrit edhe viteve që i kanë dënuar. Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka bërë luftë të drejtë, ka bërë luftë çlirimtare dhe mund mund të them marre është kjo çfarë ka ndodhur, marre. Edhe është turp çfarë ka ndodhur. Nuk është dashur të lejohet askund kjo, është dashur Qeveria me qenë më azhure. Ne e kemi parë se Qeveria ka qenë pasive në këtë drejtim, nuk e ka ndihmuar fare këtë proces, sepse as që i kanë vizituar, bile-bile ua ka ndal edhe fondet. Çfarë të them tjetër. Por, asgjë, bash asgjë në këtë dynja nuk e zbeh luftën e shenjt të Ushtrisë Çlirimtare, nuk e zbeh krenarinë e popullit të Kosovës për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Populli e ka dhanë verdiktin, e ka dhënë verdiktin sot, e ka dhënë verditktin më 12 shtator me masën e madhe që ka qenë, qëndrimin dinjitoz dhe apeli duhet t’i liroj të pafajshëm”, u shpreh Kadrijaj për “Zërin”.

Image

Tutje ajo ka thënë se duhet angazhim më i madh, pasi që siç u shpreh Kadidjaj, gjykata nuk i ka marrë përbazë fare dëshmitë e mbrojtjes, por vetëm të prokurorisë.

“Kosova duhet, jo me deklarata, Qeveria jo me deklarata, por duhet të jetë tepër aktiv edhe azhur sepse ne e pamë se janë marrë përbazë vetëm dëshmitë e prokurorisë dhe në asnjë rrethanë, në asnjë masë nuk janë marrë për bazë dëshmitë e dëshmitarëve që janë ftuar nga mbrojtja, e dëshmitarëve kredibil që janë nga SHBA, Britania, që kanë qenë pjesë aktive e luftës për çlirimin e Kosovës. Dhe çfarë të themi tjetër, marre edhe turp ajo çfarë ka ndodhur”, tha Kadrijaj. /Zëri